Bashkia e Tiranës reagon ndaj PD

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj akuzave të PD për investimet në godinat e studentëve. Në një deklaratë për mediat, Basha sqaron se dëmet në rifinitura në Godinën nr. 20 në Qytetin Studenti kanë ardhur si pasojë e tërmetit të fortë të datës 21 shtator dhe jo nga punimet për rehabilitimin e kryera gjatë verës.

Bashkia nënvizon se pas tërmetit të fortë të 21 shtatorit, në Qytetin Studenti ka patur dëme minimale, të tipit plasaritje suvaje, dhe ka kërkuar një verifikim të specializuar të dëmtimeve nga Instituti i Ndërtimit, i realizuar më datë 27 Shtator 2019, i cili konstatoi dëme në rifiniturat e objektit, si plasaritje dhe çarje të suvatimeve, pa probleme për strukturën mbajtëse të godinës.

Gjate këtij viti, Bashkia e Tiranës ka investuar dhe ndërhyrë në të gjitha godinat e Qytetit Studenti, për herë të parë që nga viti 1989, kur ato u ndërtuan. Investimet përfshijnë rikonstruksionin, suvatimin, meremetimin dhe lyerjen e 600 dhomave dhe fasadave në 7 konvikte (godina nr. 5, 20, 21, 26, 27, 27, 28) që kapin vlerën e 170 milion lekëve. Po ashtu, me ndihmën e donatorëve janë rikonstruktuar plotësisht 396 nyje sanitare; 335 ambiente higjiene (dushe), nga të cilat 135 janë ambiente të reja në 13 konvikte; si dhe, 13 salla të reja studimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Por, sot një fake news i qëllimshëm i medias pranë Partisë Demokratike, nxori në një konferencë absurde një zëdhënëse të PD, për të mashtruar për herë të dytë brenda ditës shqiptarët. Studentët, por edhe qytetarët e Tiranës, duhet ta dinë se gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2013, investimi i vetëm i tyre për Qytetin Studenti është lyerja me gëlqere e mureve të godinave dhe asgjë më shumë. Deklarata e PD është po aq qesharake sa edhe vetë lidershipi i saj, që siç duket ka kapitulluar në dëshpërim të plotë, duke u kthyer në një portal mashtruesish profesionistë, tashme të dënuar edhe nga gjykata, dhe prodhuese fake neës-esh”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia e Tiranës siguron për vijimin e investimeve të saj në përmirësimin e kushteve të godinave në “Qytetin Studenti” dhe me mbështetjen e qeverisë gjermane, do realizojë rivitalizimin total të QS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?