Bashkia e Tiranës rehabiliton fushat sportive të shkollës “Kolë Jakova”

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar infrastrukturën sportive në shkollën “Kolë Jakova”.
Projekti përfshin një rikonstruksion të plotë të fushës së volejbollit dhe basketbollit, duke sjellë kështu një ambient të përshtatshëm për të zhvilluar këto dy sporte të preferuara. Po ashtu, fusha e minifutbollit është riparuar dhe vijëzuar për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të përshtatshëm për lojë.

Ky investim është realizuar në fillim të vitit të ri shkollor dhe është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të aktiviteteve sportive në këtë komunitet. Përmes projektit Shkollat si Qendër Komunitare, Bashkia e Tiranës synon promovimin dhe masivizimin e sportit tek të gjithë grupmoshat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?