Bashkia e Tiranës rehabiliton rrugët në Lundër dhe Fikas
Nëse të gjithë mezi presin verën për të nisur pushimet, për punonjësit e Bashkisë së Tiranës kjo periudhë është punë.
Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe në zonat periferike për mirëmbajtjen e rrugëve duke i shtruar ato me asfalt.
Banorët e Lundrës dhe të fshatit Fikas në kryeqytet tashmë nuk do të vuajnë më nga rruga me gropa.
Sikurse shihni edhe nga këto foto, ekipet e punës po punojnë bashkë me mjetet e rënda që të përfundojnë në kohë me shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Bashkia e Tiranës ka zgjeruar hartën e investimeve, duke shkuar edhe në zonat periferike, që iu shtuan administrimit të saj me ndarjen e re territoriale.