Bashkia e Tiranës riparon shkollat, bëhen gati të mirëpresin nxënësit në shtator

Të gjitha shkollat e Tiranës po riparohen nga Bashkia e Tiranës e po bëhen gati për të pritur nxënësit në Shtator. Krahas hapjes së skollave të reja këtë vit, edhe ato ekzistuese pritet që t’i mirëpresin fëmijët e kryeqytetit me kushte shumë herë më të mira.

Në shkollën Partizani është bërë lyerja e godinës dhe riparimet e brendahme, ndërkohë edhe në shkollën “Myslym Keta” po punohet me intensitet duke riparuar dyert, sistemin elektrik si dhe sistemin e tualeteve.

Riparimeve këto kohë i janë nënshtruar edhe shkolla “28 Nëntori” si dhe “Kongresi i Lushnjë”, ku krahas riparimit të fasadës dhe ambjenteve të brendshme, është rregulluar edhe tarraca. Në kryeqytet ka marrë jetë projekti për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë, i cili do t’i japë zgjidhje përfundimtare mësimit me dy turne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Standardet për planifikimin e shkollave të reja kanë marrë parasysh numrin e shkollave në bazë të popullsisë, rrezen e mbulimit si dhe numrin e nxënësve për klasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?