Bashkia e Tiranës: Shmangni kalimin në sheshin “Skënderbej”

Bashkia e Tiranës ka kërkuar nga qytetarët, që gjatë kësaj jave të përpiqen të shmangin qarkullimin në sheshin “Skënderbej”.

Kjo, për shkak të punimeve që po kryhen për “Unazën e Vogël”.

“Per shkak te punimeve intensive qe po kryhen keto dite per ndertimin e projektit te Unazes se Vogel, Bashkia e Tiranes fton qytetaret e saj qe, gjate kesaj jave, te shmangin sa me shume qe te munden qarkullimin/kalimin ne sheshin Skenderbej”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP