Bashkia e Tiranës vijon çlirimin e hapësirave publike

Bashkia e Tiranës vijon paralelisht aksionin në disa njësi administrative për çlirimin e hapësirave publike, për t’i kthyer ato në shërbim të komunitetit.

Një një njoftim për shtyp, Bashkia Tiranë, bën të ditur se aksioni ka vijuar ditët e fundit në Njësitë Administrative Petrelë, 2, 6 dhe 7, ku punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) kanë vijuar me prishjen e ndërtimeve pa leje ose lirimin e hapësirave publike që janë zënë prej vitesh.

Sipas Bashkisë Tiranë, një nga aksionet u përqendrua në fshatin Daias të Njësisë Administrative Petrelë, ku IMT-ja shembi një banesë 1-katëshe, e cila ndodhej në proces ndërtimi e sipër. Nga verifikimet rezultoi se objekti po ndërtohej pa leje ndërtimi dhe asnjë dokumentacion tjetër lidhur me ndërtimin e tij. Objekti ndodhej pranë ambienteve të shkollës së Daiasit dhe ndërhyrja e inspektoratit erdhi pas njoftimit të mëparshëm të bërë nga IMT.

Bashkia e Tiranës vijon çlirimin e hapësirave publike, IMT aksione në Kombinat, Petrelë dhe njësi të tjera administrative (1)Ndërsa në Njësinë Administrative nr. 6, rruga “Besim Alla”, IMT në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, prishën një tjetër konstruksion ndërtimor, i cili prej vitesh kishte zënë hapësirën publike dhe përdorej për parkim nga banorët e zonës. Pas denoncimeve lidhur me zënien e kësaj hapësire publike në mënyrë të paligjshme, IMT bëri të mundur çmontimin e këtij konstruksioni dhe kthimin e kësaj hapësire publike në funksion të banorëve.

Në kuadër të zhvillimit të projektit për ndërtimin e Pazarit të Ri, IMT ndërhyri me pastrimin e disa ndërtimeve që pengonin zhvillimin e zonës.

Aksioni u zhvillua në Sheshin “Avni Rustemi”, Njësia Administrative nr.2, ku IMT së bashku me Policinë Bashkiake kanë ndërhyrë për shembjen e disa magazinave e dyqaneve të boshatisura. Ndërkaq, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë edhe për lirimin e hapësirave pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nga IMT do të vijojë dhe njësi të tjera administrative

SHKARKO APP