Bashkia e Tiranës: Zbatuam ligjin në rastin e vilës monument kulture

 

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me vendimin për prishjen e një vile në Tiranë, i cilësuar si monument kulture nga Ministria e Kulturës, dhe ndërtimin e një pallati në territorin ku gjendej vila.

Përmes një deklarate, Bashkia e Tiranës sqaron se e gjithë vendimmarrja e Bashkisë së Tiranës është në përputhje me ligjet e vendit.

"Bashkia Tiranë, ka marrë në dorëzim kërkesën me nr. prot. 8771, datë 16.06.2014, për leje zhvillimore ndërtimi për “strukturën banimi dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëntokë”, në rrugën “Asim Zeneli”, në pronë të shoqërisë “ANA”sh.p.k, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ANA” sh.p.k”, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor.

Një nga dokumentet e administruar në dosjen ligjore ka qënë edhe shkresa  me nr.prot. 722/1, datë 28.05.2014 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës firmosur nga drejtoresha e përgjithshme znj.Arta Dollani në të cilën citohet… në pronën me nr.pasurie 2/128 nuk ndodhen objekte me status “monument kulture”, “zonë historike” dhe as sipërfaqe me status “zonë arkeologjike”ose “zonë e mbrojtur”…

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, brenda afatit të përcaktuar nga legjislacioni për planifikimin e territorit në fuqi në atë kohë, është marrë vendim nr. 8771/7, datë 30.07.2014 për: Miratimin e lejes zhvillimore të ndërtimit për strukturën banim dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëtokë, në rrugën “Asim Zeneli”, në pronë  të shoqërisë “ANA”sh.p.k, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ANA” sh.p.k”, bashkëlidhur plani i vendosjes së zonës së zhvillimit;

Bashkia Tiranë është njohur me vendimin e KKR vetëm në gusht të vitit 2014, kur  ka ardhur shkresa me nr.prot. 157 datë 19.08.2014, protokolluar në Bashkinë e Tiranës me nr. prot. 11500, datë 20.08.2014 për vënie në dijeni të vendimit nr. 35, dt. 15.07.2014 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.

Pra, ministria përkatëse ka njoftuar mbi një muaj më vonë për një vendimmarrje të tillë, në një kohë kur vendimi për miratimin e lejes ishte marrë konform legjislacionit në fuqi dhe konfirmimit nga IMK për atë sipërfaqe prone", thuhet në reagimin e Bashkisë.

 

Në vijim, duke qenë se subjekti i ka plotësuar të gjitha kushtet e tjera të përcaktuara në vendim, është bërë zbardhja e Formularit të lejes zhvillimore me nr. 8771/10, datë 06/10/2014 për subjektin, por ky formular është dhënë me kondicione të vecanta konkretisht pika 10 ku citohet: Në vijim të shkresës së Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dt.19.08.2014 (protokolluar pranë Bashkisë së Tiranës më 20.08.2014), “Vënie në dijeni të vendimit nr.35, datë 15.07.2014 “Për miratimin e propozimit për shpalljen në mbrojtje paraprake të disa objekteve në qytetin e Tiranës” si dhe mbështetur në nenin 26 të ligjit nr.9048, dt.07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”(i ndryshuar) ndalohet çdo lloj ndërhyrje në gjendjen fizike të objektit ekzistues për një periudhë 6 mujore (nga data e vendimit si më sipër të KKR) deri në përcaktimin e statusit të mëtejshëm të tij nga IMK.

SHKARKO APP