Bashkia e Vlorës njofton qytetarët: Priten reshje shiu me intensitet të lartë, mos parkoni në zonat me risk!
Qyteti i Vlorës në orët në vijim pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë. Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët me një mesazh në rrjetet sociale, duke apeluar për kujdes dhe për të mos i parkuar automjetet në zonat me risk të lartë.
NJOFTIMI I PLOTË
👉 Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu, me intensitet të lartë.
➡️ Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:
👉 “Albano&Romina”
👉 Biblioteka Publike
👉 Pranë Kishës Orthodhokse
👉 Në “Skelë” te dykalimshi
➡️ Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
📌 Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni:
✅ EMERGJENCAT: 📞 127,128,129