Bashkia Elbasan dhe Save the Children për mentorimin rinor në mbrojtje të mjedisit

Kryetari i Bashkisë Elbasan,Gledian Llatja, zhvilloi një takim me përfaqësues të organizatës Save the Children dhe me të rinj aktivë të qytetit, të cilët janë angazhuar si mentorë vullnetarë në shkollat e Elbasanit. Gjatë këtij takimi, të rinjtë ndanë përvojat e tyre mbi promovimin e edukimit mjedisor dhe praktikat konkrete që po përcjellin te bashkëmoshatarët.
Programi synon rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit, riciklimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke e vendosur rininë në qendër të ndryshimit pozitiv. Kryetari Llatja vlerësoi angazhimin e mentorëve të rinj dhe theksoi se Bashkia Elbasan do të vazhdojë të jetë pranë çdo iniciative që buron nga energjia, kreativiteti dhe mendimi i tyre.
“Rinia është forca që i jep jetë qytetit. Idetë dhe përkushtimi i tyre janë garancia për një Elbasan më të gjelbër, më të pastër dhe më europian,” u shpreh kryebashkiaku, duke nënvizuar rolin aktiv të institucionit në mbështetje të projekteve mjedisore dhe sociale.
Bashkia Elbasan mbetet e angazhuar për të forcuar bashkëpunimin me organizatat partnere dhe shkollat, me qëllim krijimin e një kulture të qëndrueshme mjedisore dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?