Bashkia fushatë në kopshte me studentët e farmacisë, Veliaj: Higjiena e domosdoshme

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me studentët e farmacisë kanë nisur një fushatë sensibilizuese nëpër gjithë kopshtet e kryeqytetit, për t’i mësuar fëmijëve rëndësinë e barnave dhe higjienës personale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një status në Facebook, shkruan se kjo fushatë është e domosdoshme, pasi fëmijët duhet të mësojnë të ruhen nga bakteret dhe viruset e ditëve të sotme.

“Me studentët e farmacisë të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për fushatën e tyre sensibilizuese në kopshtet e Tiranës me sloganin #AntibiotikëtNukJanëKaramele.??⚕?⚕

Përmes kësaj fushate studentët u mësojnë fëmijëve rëndësinë e barnave dhe higjienës personale, e cila është e domosdoshme për të na mbrojtur nga bakteret dhe viruset e ditëve të sotme.”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, i cili ka postuar edhe disa foto me studentët e farmacisë të cilët i janë bashkuar kësaj fushate.

SHKARKO APP