Bashkia Gjirokastër kërkon të lirohen ambientet e KZAZ

Edhe Bashkia e Gjirokastrës ka kërkuar lirimin e ambienteve zgjedhore. Bashkia ka urdhëruar KZAZ nr.78 për lirimin e ambienteve. Pas këtij urdhri, pritet që në ambientet e bashkisë të vijë edhe policia bashkiake.

Kryetari i KZAZ-së Roland Skëndo, shprehet se kanë marrë urdhër nga bashkia për lirim të ambienteve por që KQZ ka dalë kundër këtij urdhri.

Janë 27 bashkitë që drejtohen nga opozita që kanë hyrë në veprime konkrete për të zbatuar dekretin e Presidentit për anulimin e 30 qershorit, si datë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kërkesave drejtuar KQZ-së të lirojë ambientet ku janë vendosur KZAZ-të ka pasur tensione të shumta në disa prej tyre. Më shpërthyese situata ishte në Tropojë, Shkodër dhe Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?