Bashkia i pret ujin PD-së

 

Partia Demokratike është në vështirësi serioze jo vetëm për shkak të humbjes së zgjedhjeve të radhës, ku rezultat pozitiv shënoi në vetëm 15 nga 61 njësi vendore, por siç duket situata nuk është e mirë edhe në aspektin financiar.

Prej 5 ditësh, selia blu vuan mungesën e furnizimit me ujë, pas një urdhri të Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, për shkak të borxheve që PD ka ndaj ujësjellësit ndër vite.

Debia e PD shkon në miliona lekë, çka ka bërë që UKT të shtojë presionin mbi selinë blu, raporton A1 Report.

Në mungesë të reflektimit nga radhët e Departamentit të Financës në PD, pasi siç mësohet nuk i janë përgjigjur asnjë prej shkresave për të shlyer detyrimet e prapambetura, UKT ka vendosur menjëherë ekzekutimin e urdhrit për ndërprerjen e furnizimit me ujë të selisë së PD.

Interesant e bën lajmin fakti që Ujësjellës Kanalizime sh.a, prej 3 vitesh në varësi të Bashkisë së Tiranës, sfidon jo vetëm PD-në, por edhe institucionin epror, Bashkinë dhe kryebashkiakun Basha.

SHKARKO APP