Bashkia Kamëz i vendos një rruge të qytetit emrin “Ramush Haradinaj”

Kryeministri i Kosovës dha dorëheqjen një ditë më parë për t’u vënë në dispozicion të Gjykatës së Hagës. Disa vite më parë Bashkia e Kamzës e ka shpallur kryetarin e AAK, “Qytetar Nderi”. Në një reagim të shpërndarë për mediat Bashkia Kamëz vlerëson aktin e Haradinajt i cili tregoi jo vetëm profilin e tij prej shtetari por njëherazi vendosi të sakrifikojë nga vetja për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Deklarata e Bashkisë Kamëz
Ramush Haradinaj me dorëheqjen e djeshme tregoi të qenit një shtetar i vërtetë pasi që është një patriot dhe atdhetar këtë e ka treguar çdo ditë të jetës së tij. Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës për gjithë shqiptarinë. Me dorëheqjen prej një burri të vertetë shteti tregoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se sa herë të kërkohet do të shkojë para drejtësisë jo si kryeministër i Kosovës por si Ramush Haradinaj, duke iu përgjigjur thirrjeve të drejtësisë por dhe akteve të marra si kryeministër i Kosovës në detyrë. Bashkia Kamëz ka nderin që një rruge të qytetit tonë t’i vendosë emrin e tribunit të lirisë dhe atdhetarisë Ramush Haradinaj me vendim të Këshillit Bashkiak.
Kujtojmë që tashmë Ramush Haradinaj është njeri prej nesh për thjeshtësinë që e karaktarizon por edhe se ai është Qytetar Nderi i Kamzëz si dhe prej sot një prej rrugëve mban emrin e tij. Jemi me ty Ramush, të bindur në pafajesinë tënde dhe misionin tënd për lirinë e Kosovës dhe shqiptarisë. Askush nuk ka mundur të të gjunjëzojë sado që ka tentuar. Ti Ramush ke ditur t’ia dalesh me karakterin tënd fisnik dhe pastërtinë e figurës tënde. Ti je një shtetar i vertetë ndaj qëndro siç ke ditur t’ia dalësh pabesive. Jemi me ty.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?