Bashkia Kamzë rrjet kanalizimesh në 19 lagje
Banorët e Paskuqanit kanë mbi 20 vite pa kanalizime të zeza dhe ato ekzistuese janë investuar drejtpërdrejt nga vetë banorët. Pas më shumë se dy dekadash, bashkia e Kamzës do të shtrijë rrjetin e kanalizimeve në një sërë zonash.
Me anë të një njoftimi, kjo bashki bën me dije zonat ku do të shtrihet ky rrjet kanalizimesh.
Më poshtë lista e zonave ku Bashkia Kamëz do të ndërhyjë për përmirësimin e situatës dhe do të investojë këtë vit për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të ndotura.
Investimet ne Kanalizimet e Ujërave të Ndotura Kamzë:
1. KUN te rruga “Idriz Seferi” – Bathore
2. KUN te rruga “Hasi” – Valias
3. KUN te rruga “Shkëndija” – Laknas, Kulla e Vorpsit
4. KUN te rruga “Bernë” – Kamëz 4
5. KUN te rruga “Kujtesa”- Valias
6. Vazhdim i KUN te rruga “Orikumi” – Laknas
7. KUN te rruga “Lezha”- Laknas,
8. KUN te rruga “Kongresi i Lushnjës” segmenti II – Kamëz 5
9. KUN te rruga “Çorovodë” – lagjja nr. 5 Kamëz
10. KUN te rruga “Nazmi Rushiti” – lagja nr. 4 Kamëz
11. KUN te rruga “Deçan”- Lagja 5
12. KUN te rruga “Tomori”- Lagja 3 Bathore
13. KUN te rruga “Prezë”- Bathore
14. KUN te rruga “Berlin” – Kamëz 1
Investimet ne Kanalizimet e Ujërave të Ndotura Kamëz
1. KUN te rruga “Petro Nini Luarasi” – Babrru Kodër e kuqe
2. KUN te rruga Ibrahim Rrugova (vazhdim) – Paskuqan 1
3. KUN te rruga “Dilo Kalenja “Paskuqan 2, Fushë
4. KUN te shkolla “Tahir Sinani” – Babrru, Kodër e kuqe
5. KUN te rruga “Isuf Xhelili” – Paskuqan 2, Kodër
KOHA JONË SONDAZH

