Bashkia Kavajës dhe e Vorës janë në krizë, në vetëm tre muaj zgjeruan borxhet me gati 600 mln lekë

Në vetëm tre muaj, bashkitë zgjeruan detyrimet e prapambetura për investime të kryera apo shërbime të marra me gati 600 milionë lekë.

Më pak se 5.5 miliardë lekë në fund të dhjetorit të vitit të shkuar, borxhet e 61 njësive të pushtetit vendor në mars arritën në mbi 5.4 miliardë lekë. Tirana ka nivelin më të lartë të detyrimeve të prapambetura me gati 23 për qind të totalit, por për shkak të financave që zotëron ky stok nuk është problem për bashkinë e kryeqytetit.

Lista pasohet nga bashkitë e vogla e të varfra si Kavaja e Vora. Stok të konsiderueshëm borxhet kanë edhe Durrësi e Lezha.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se pjesa më e stokut të borxhit që bashkitë kanë akumuluar deri në mars janë shkaktuar nga investimet e kryera por të pashlyera dhe shërbimet e marra por të papaguara. Gjithashtu vendimet gjyqësore, mallrat dhe kostot e mirëmbajtjes prodhuan edhe më shumë detyrime për njësitë e pushtetit vendor.

SHKARKO APP