Bashkia Konispol – 49.6 milionë lekë për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatin Xarrë/ Shpallet tenderi
Bashkia Konispol ka shpallur një tender me fond limit 49.6 milionë lekë, i cili do të shkojë për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të Fshatit Xarrë. Ky fshat, ndodhet në jug të Shqipërisë, në anën juglindore të Butrintit. Numri total I banorëve është 4.635.
“Fshati Xarrë ka një rrjet ekzistues të brendshëm të amortizuar, me ndërhyrje të paligjshme të cilat, shumica janë të pa evidentueshme, duke shkaktuar humbje të mëdha në rrjet. Për fshatin Xarrë ka përfunduar gjithashtu edhe projekti për sistemimin e ujrave të zeza, ndërkohë hartimi i projektit për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit do të krijonte kushte të favorshme që këto investime teë kryheshin njëkohësisht duke i dhënë fund kësaj problematike jetike për këtë fshat” shpjegohet në dokumentacionin e tenderit.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri në 22 prill, ora 08:00.
/ SCAN