Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive

Ashtu si në të gjitha bashkitë e vendit, edhe në Bashkinë e Krujës është zbatuar ultimatumi i kryeministrit Edi Rama, që kërkonte dorëheqjen e drejtuesve lokalë për të vlerësuar performancën e tyre.

Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, së bashku me dy nënkryetarët e bashkisë dhe drejtorët e drejtorive, kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet e tyre pranë Kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Ky proces është pjesë e një ristrukturimi të administratës vendore, ku çdo drejtues do të kalojë në filtër përmes një vlerësimi të bazuar në performancën dhe angazhimin në detyrë. Vlerësimi do të bëhet nga një grup pune i drejtuar nga vetë kryetari i bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rritur standardin e shërbimit dhe efikasitetin në pushtetin vendor, ndërkohë që priten vendime për emërimet e reja në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?