Bashkia Kukës manifestim për 17 vjetorin e “Eksod të 99”
Edhe pse kanë kaluar plot 17 vite nga eksodi që shkatërroi gjithçka e mori jetë njerëzish por solli lirinë në nder të dëshmorëve dhe viktimave të luftës në Kosovë e të këtij eksodi, Bashkia e Kukësit do të manifestojë ditën e nesërme.
Në njoftim për shtyp, Bashkia Kukës ka theksuar se: “Ejani të festojmë në qytetin e mikpritjes, bujarisë dhe humanizmit, në datat 15 dhe 16 Prill. Kontributi dhe mikpritja e madhe e Kukësit shpërblehet me dekoratën e lartë ” Nderi i Kombit”. Në këtë aktivitet do të jetë dhe i pranishëm Presidenti i Republikës, Z.Bujar Nishani.
Ky manifestim do të ketë të ndërthurur elementë tradicionalë të këngës e valles shqipe por dhe një aktivitet festiv në qendër të qytetit. Siç është përcaktuar dhe nga Bashkia se: “Apologjia e Sokratit” nga Mirush Kabashi, Konferencë Shkencore, panair agro-ushqimor e artizanat si dhe shumë aktivitete të tjera që do të kulmojnë me koncertin e madh festiv në sheshin ” Skënderbej”.
Në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet që Bashkia Kukës ka planifikuar për 17 vjetorin e “Eksod ’99”, gjatë ditës së djeshme në një aktivitet është pritur Kryetari i Kuvendit të Komunës Rahovec, Z. Naid Elshani, Kryetari i Këshillit Kombëtar “Eksod ’99”, Z. Ali Topalli dhe të tjera figura të shquara të vendit. Tematika e këtij takimi ka qenë koordinimi i punëve për mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe i të gjithë programit. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësues të biznesit nga Komuna Rahovec të cilët kanë kontribuar për realizimin e këtij aktiviteti.
Bashkia Kukës i fton të gjithë Shqiptarët anembanë vendit që ti bashkohen këtij manifestimi dhe të tregojnë mikpritjen si para 17-të vitesh.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

