”Bashkia nxjerr pengesa”, Rama: Brenda qytetit të Shkodrës nuk hyjmë dot. Nuk kemi çfarë të bëjmë
Gjatë takimit me qytetarët në Malësinë e Madhe, Edi Rama tha se gjatë viteve që PS kishte pasur në dorë këtë bashki, kanë ndodhur ndyrshime radikale.
Teksa përmendi rrugët kryesore që kanë sjellë edhe shtimin e numrit të turistëve, Rama tha se brenda qytetit të Shkodrës nuk kishte shumë mundësi ndërhyrje sepse bashkia është në duart e kundërshtarëve politikë që ngrejnë pengesa në investime të ndryshme.
“Ne për Shkodrën kemi bërë më shumë se çfarë kanë bërë të gjithë ata që kanë bërë ata. Rrugën Shkodër Velipojë, rrugën në Theth, stadiumin kush e bëri, urën që lidh Velipojën me Shëngjinin po e bëjmë ne apo ata? Të gjitha këto varen nga ne, nuk pyesim bashkinë. Kam që kur kam vajtur për Shkodër për herë të parë si ministër i Kulturës që kam dashur të kem mundësinë për të ribërë Kafen e Madhe.
Sot Kafja e Madhe është gati për t’u ribërë dhe kushedi sa vite shkojnë për leje dhe budalliqe. Shkodrën në qytet nuk kemi çfarë bëjmë fare se nuk kemi si të hyjmë aty. Është i vetmi stadium në botë që përballë tribunës vip dhe lavazhe dhe ofiçina që as nuk i prishën për të liruar sheshin para stadiumit”,-u shpreh Rama.