Bashkia Pogradec: Kërkojmë ndihmë nga qeveria

 

Situata e rënduar në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në jug të vendit për shkak të reshjeve që sollën përmbytje, ka lënë pa shtëpi disa banorë. Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka folur sot për situatën e krijuar në qytet nga përmbytjet. Kapri ka deklaruar se situata është e rëndë dhe bashkia nuk ka mundësi për ta përballuar. Për këtë arsye, ai ka kërkuar ndihmë nga qeveria për menaxhimin e përmbytjeve, duke njoftuar se janë krijuar shumë probleme.   

“Situata paraqitet e rëndë, po punojmë për normalizimin e saj. Mungesa e ndërhyrjes së bordit të kullimit, kanalizimet e bllokuara kanë sjellë pasoja të rënda”, ka thënë Kapri.   

Familja Abrashi nga Pogradeci është ajo e cila po përjeton situatën e vështirë sepse momentalisht shtëpia e tyre është përmbytur dhe ata i bëjmë apel shtetit për ndihmë. Ndërkohë, që Kryetari i Bashkisë është shprehur se familjes Abrashi që iu shemb shtëpia nga prurjet e lumit Vërdovë, nuk i është dhënë asnjë ndihmë. 

SHKARKO APP