Bashkia Pukë masa për të shmangur akullin në rrugë

Bashkia Pukë ka marrë masa për lehtësimin e qarkullimit dhe për shmangien e rrezikut nga ngricat e shkaktuara ditët e fundit si rezultat i motit të ftohtë. Drejtoria e Shërbimeve ne bashkinë Pukë nisi sot punën në për pastrimin e rrugës nga akulli në segmentin rrugor Qafë Qerreti-Qelëz. “Kemi ndërhyrë sot për të shmangur rrezikun nga ngricat dhe Akulli mbi rrugë në aksin Qafë Qerreti -Qelëz”, sqaron bashkia Pukë. Po ashtu punonjësit e Shërbimit të bashkisë Pukë kanë ndërhyrë për hapjen e kanaleve anësore të rrugëve për të devijuar rrjedhjen e ujit që është dhe shkaktari i akullit në rrugë. “Rrjedhja e Ujit nga skarpata mbi rrugë ka shkaktuar prezencën e Akullit duke shtuar rrezikun për qarkullimin e mjeteve”, sqaron Bashkia.

SHKARKO APP