Bashkia Selenicë: Nuk do lejohet hyrja e materialeve zgjedhore në KZAZ

Bashkia e Selenicës ka vendosur revokimin e listave të zgjedhësve të publikuara dhe afishuara në qendrat e votimit. Gjithashtu vendosi të mos lejojë hyrjen e materialeve të procesit zgjedhor në ambientet e Bashkisë. Vendimi është marrë në zbatim të dekretit të Metës për shfuqizmin e datës së zgjedhjeve. Më 18 maj Bashkia e Selenicës i kërkoi KQZ me anë të një letre lirimin e ambienteve në pronësi të bashkisë që janë të zëna me materialet e procesit zgjedhor. Kryetari Përparim Shametaj tha në letër se do vërë në zbatim dekretin e presidentit Ilir Meta dhe theksoi se nëse Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në Selenicë nuk lirojnë ambientet do ndërhyjë bashkia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?