Bashkia Shkodër mbulon fasadat e rrënuara pranë Trumës me tematikën e “Estradës në penxhere”

Shkodra, djepi i kulturës, sa vjen dhe shkëlqen. Bashkia e Shkodrës nën drejtimin e Benet Becit, ka mbuluar simbolikisht fasadat e rrënuara pranë Trumës me tematikën e “Estradës në penxhere” (në pritje të rikonstruksionit të ndërtesave ekzistuese). Bashkia Shkodër ka ndërhyrë sot duke vendosur një vepër artistike me të njëjtin emër, një baner i krijuar me foto të arkivës, me rastin e 65 vjetorit të Estradës së Shkodrës.

Postimi i plotë

Sot Bashkia e Shkodrës ka mbuluar simbolikisht fasadat e rrënuara pranë Trumës me tematikën e “Estradës në penxhere” (në pritje të rikonstruksionit të ndërtesave ekzistuese).

Swiss Digital Desktop Reklama

“Estrada në penxhere” është një nga shfaqjet e para me humor e këngë në Shkodër, përpara se ajo të institucionalizohej në vitin 1958.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia Shkodër ka ndërhyrë sot duke vendosur një vepër artistike me të njëjtin emër, një baner i krijuar me foto të arkivës, me rastin e 65 vjetorit të Estradës së Shkodrës.

Videoja e realizuar pak çaste më parë ka sfond muzikor kompozimin “Qyteti im” nga Pjetër Gaci, kënduar nga Florinda Gjergji, nën drejtimin muzikor e tingujt e fizarmonikës së Luan Barovës, një regjistrim i vitit 1980.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?