Bashkia Shkodër nis ndërhyrjet në segmentet rrugore të amortizuara, punimet do të vijojnë në zona të tjera

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka filluar ndërhyrjet në disa segmente rrugore të amortizuara në disa lagje të qytetit.
Sipas tij, punimet janë pjesë e një plani të vazhdueshëm për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shkodër. Kryebashkiaku Beci thekson se këto ndërhyrje do të shtrihen edhe në zona të tjera që kanë nevojë për përmirësim, duke pasur në fokus lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.
Postimi i plotë: