Bashkia Tiranë dhe Kryqi i Kuq në mbështetje të Ukrainës

Një fushatë sensibilizuese nga Bashkia e Tiranës dhe nga Kryqi i kuq është ndërmarrë në mbështetje të popullit ukrainas, i cili po përballet me agresionin rus. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anila Ruseti thotë se kjo nismë konsiston në ndihma të ndryshme ushqime dhe batanije nga qytetarë të thjeshtë. Ndërkohë bashkia do të nisë punën dhe për struktura akomoduese nëse do jetë e nevojshme.

“Të konsiderohet se është një ditë solidariteti masiv për të gjithë qytetarët e Tiranës për të sjell ndihmat e tyre, të cilat më pas pasi t’i kemi grumbulluar bashkë me Ambasadën e Ukrainës do të duhet t’i çojmë nëpërmjet një korridori humanitar që është vendosur tashmë drejt popullit ukrainas të cilët vazhdojnë të jenë akoma aty”.

Kryqi i Kuq Shqiptar po mbështet popullin ukrainas me mbledhjen e ndihmave monetare. ”Ne kemi menduar që duke qenë se jemi një vend pak larg kufirit ukrainas, të mbledhim disa të holla në disa prej shesheve kryesore, në partnerët tanë, shkolla, institucione, universitete, kudo. Deri tani është shumë mirë, qytetarët janë sensibilizuar”.

SHKARKO APP