Bashkia Tiranë shton trotuaret me rampa, lehtëson lëvizjen për personat me aftësi të kufizuar
Bashkia e Tiranës punon çdo ditë për t’i krijuar banorëve të kryeqytetit të gjitha lehtësirat e nevojshme gjatë lëvizjes së tyre.
Ekipi i terrenit po punon për ndërtimin e rampave ulëse, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë personave me aftësi të kufizuara apo nënave të reja me karrocë.
Pas ndërhyrjes në shumë prej akseve kryesore të Tiranës, punonjësit e terrenit sot janë ndalur për rregullimin e rampave në trotuar në Bulevardin “Zhan D’Ark”.
Duke ditur rëndësinë që kanë këmbësorët dhe lëvizja e tyre nëpër Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe punonjësit e saj përkushtohen akoma më shumë për të siguruar lëvizshmëri pa pengesë nëpër rrugët e kryeqytetit.