Bashkim Fino akuza Ulsi Manjës: Po shkel rregulloren, kam të drejtën time të flas
Në Komisionin e Ligjeve, teksa diskohet për amnistinë e të burgosurve, deputeti Bashkim Fino ka debatuar me kryetarin e Komisionit Ulsi Manja për zbatimin e rregullores.
Ndiqni debatin
Manja: Kolegë të nderuar do t’ju lutesha përpara se ta votojmë në parim, pyetjet të referohen në këtë pikë sepse unë jam i bindur se kur të vijmë në fazën e shqyrtimit ose miratimin nen për nen do të ketë edhe probleme që mund të ngrihen. Ose pastaj ta votojmë në parim dhe të hapim shqyrtimin dhe miratimin nen për nen. Ndaj ju lutem pyetje për nene të caktuara në këtë fazë të diskutimit mund ti spostojmë për në fazën e shqyrtimit dhe miratimit nen për nen.
Alimadhi: Mesa ne kuptojmë është një projektligj i orientimit të politikave të ekzekutivit. A është diskutuar ky projektligj me grupet e interesit, me shoqatave të avokatëve penalistë apo dhe të tjerë?
Manja: Zoti Alimadhi i kërkon pyetje përgjigje sepse do të jetë i qartë për secilën nga pyetjet
Fino: Zoti kryetar, zbato nenin e rregullores së Kuvendit. Çdo anëtar, deputet ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë pyetje, ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë diskutime, që do të thotë se unë kam të drejtën time të flas, të bëj 10-15 pyetje, mbaroj, marr përgjigje, kënaqem apo nuk kënaqem pak rëndësi ka. Kam të drejtën prap të marr fjalën kur diskutohet në parim dhe kur diskutohet nen për nen. Të lutem respekto rregulloren e Kuvendit.
Manja: Shumë faleminderit për sugjerimin. Zoti Alimadhi mban shënime pas çdo përgjigje që kthen ministrja dhe do zbatojmë pyetje përgjigje.
Fino: Është shkelje e rregulloreve
Manja: Po, do shkeli rregulloren
Fino: Po shkele pra…
Manja: …dhe do ti japim përgjigje zotit Alimadhi.