Bashkim i PD-së për zgjedhje? Deputetja Ilda Dhori: Nuk shoh hapa konkretë

Tashmë që vula është në grupin Basha-Alibeaj, do të bashkohet PD-ja për zgjedhjet lokale të 14 Majit? Deputetja e PD-së, Ilda Dhori thotë se nuk sheh hapa konkret për bashkimin e PD-së për zgjedhjet e 14 majit.

Për ”Euronews Albania”, ajo tha se retorika mes palëve është shumë e vështirë ndërsa u bëri thirrje kolegëve demokratë që të sakrifikojnë nga vetja për bashkimin e PD-së.

”Me këtë retorikë e shoh të vështirë bashkimin e PD-së. Në njërën anë retorika është shumë e ashpër dhe radikale dhe ana tjetër pas vendimit të Gjykatës është më tolerante. Nuk shoh hapa pozitivë drejt kësaj. Ajo që na duhet janë vetëm hapa konkretë. Ajo që na duhet është që secili nga ne të lëshoj nga vetja për t’i shërbyer PD-së”,-tha deputetja.

SHKARKO APP