”Bashkimi bëri mrekullinë”, Noka nga selia blu: Mrekullia ishte aty në shesh, shqiptarët folën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka pas protestës që u mbajt para Kryeministrisë, nga selia blu krah Gazment Bardhit deklaroi se bashkimi sot bëri mrekullinë.

”Sot, bashkimi bëri mrekullinë. Dhe mrekullia ishte aty në shesh. Sot, fjalët tona ishin të gjitha të tepërta, folën shqiptarët. Folën shqiptarët për bashkimin. Folën shqiptarët për t’i dhënë edhe një mesazh regjimit dhe kujtdo tjetër se është koha që ët flasin po shqiptarët.

Sot është hapur, është çelur një etapë e re për demokracinë në Shqipëri. Aksioni ynë do vazhdojë, aksioni ynë do diversifikohet. Të jeni të sigurt që ne do na shihni çdo ditë pranë qytetarëve, me qytetarët, me qëllim që PD dhe opozita të jetë ajo që do u japë zgjidhje shqiptarëve.

Pa as më të voglin diskutim, përballë këtij bashkimi që ishte kërkesa e qytetarëve, ndjesa ka qenë dhe është kryefjala jonë. Sot ka vetëm një fjalë, mirënjohje pa fund çdo demokrati dhe çdo opozitari, çdo shqiptari të lirë që i dha zë dhe fuqi opozitës, PD-së dhe lirisë në vend”.

SHKARKO APP