Bashkimi i PD, Këlliçi: S’ka negociata formale, por diskutime mes deputetëve
Deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi thotë se nuk ka negociata për bashkimin e demokratëve, por diskutime mes deputetëve të fraksioneve brenda PD-së.
“Nuk ka negociata në kuptimin formal, por ka diskutim të deputetëve të të dyja palëve. Ka një lloj komunikimi drejt rikthimit në normalitet. U tha që nuk ka krizë e tashmë pranohet që ka krizë.
Tani ka një tentativë për të gjetur një zgjidhje me atë pjesë të grupit parlamentar që ka një qasje racionale që kërkohet që zgjidhja të vijë me votë.
Për ne Lulzim Basha nuk është dorëhequr, është i shkarkuar. Tentativë është që të mos humbet asnjë votë. Ështe e logjikshme që t’i qëndrojmë vendime të PD dhe Kuvendit Kombëtar”.