Bashkimi i PD-së, Bardhi: Nuk pranojmë kushte. Kandidati edhe jashtë politikës
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi thotë se bashkëpunimi me grupin tjetër të PD-së, po shkon drejt një rruge të mbarë, ku edhe theksoi se nuk pranojnë kushte, por edhe që kandidati për zgjedhet lokale të jetë edhe jashtë politikës.
Çfarë ju pengon të bashkoheni?
Bardhi: Ju e dini që ka çështje që prej një viti kanë ndodhur. Qëlli i bisedimeveveme zotin Paloka është që të gjëjmë rrugën e duhur për të gjetur një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale. Së pari padiskutim që vota është ajo që mund të përcaktojë kandidatë e një partie në zgjedhje. Kjo nuk ka diskutim por zgjedhjet lokale kanë një specifikë të tyre që ka të bëjë me zgjedhjet e liderëve të bashkive. Kandidati edhe jashtë politikës.
Doni realisht të bashkoheni apo do t’i faturoni faturën e humbjes tjetrit?
Bardhi: Kur flas për diskutime konstruktive, me sinqeritetin e plotë duke besuar që është e vetmja rrugë për tu përballur me Ramën zgjedhje e një kandidati të përbashkët, kam folur dhe me zotin Paloka. Po diskutojmë se si mund të bashkëpunojmë dhe të dalim me kandidatë të përbashkët. Nuk pranojmë asnjë kusht. Këtë gjë e ka pranuar dhe zoti Paloka. Diskutimet po ecin në këtë frymë për të parë se kush është rruga më e mirë.