Bashkimi i PD-së, Salianji takime me deputetët që të jetë ai kreu i grupit parlamentar

Do të bashkohet PD-ja? Deputeti Ervin Salianji po punon, dhe një nga mënyrat është zëvendësimi i kreut të grupit Enkelejd Alibeaj. Salinaji pohon për A2 CNN se është në takime të vazhdueshme me deputet të PD-së për të marrë këtë hap. Mësohet se ai ka biseduar me deputetët edhe mbi marrjen e firmave të tyre për të vendosur atë (Salianjin) në drejtimin e grupit parlamentar demokrat.

Salianji ka shprehur pakënaqësi për postin që Alibeaj ka, duke e akuzuar për abuzim të besimit të deputetëve e deri te përzgjedhja personale e kandidatëve për kryetar bashkie të grupimit të Alibeaj. Në një intervistë në ditët e fundit të dhjetorit 2022, Salianji tha se kandidimi i Alibeajt me emra të tjerë po përdoret nga Lulzim Basha për të themeluar një parti të re.

“Unë mendoj që është një lëvizje e Bashës për të krijuar një parti të vogël, bëhet për të dëmtuar kandidatët e tjerë dhe pa diskutim kjo vlen edhe për të krijuar një bazë për të krijuar një parti të re, qoftë edhe për të marrë vulën, siç edhe duket se do të ndodhë”, tha Salianji.

Mësohet se deputetët që mbështesin grupimin Berisha i kanë dhënë firmën Salianjit që të bëhet kreu i grupit. Salianji mban postin e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së.

SHKARKO APP