Bashkimi i PD, Xhaferraj: Basha mbajti përgjegjësi, por dikush nga Foltorja mban?

Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj i ka quajtur të njëanshme zgjedhjet e degëve për kryetar të PD-së. Për të këto zgjedhje mund të ishin shtyrë deri sa të rregulloheshin listat, dhe kështu PD mund të bashkohej dhe jo të përçahej. Ai shtroi edhe pyetjen se përveç Bashës, kush do të mbajë përgjegjësi nga Foltorja për humbjen.

“Foltorja e Berishës hapi debat, por ai që është problem s’mund të jetë zgjidhja. Ky është mashtrim që po çon në rrënimin e PD-së. Kam evidencë për atë që ka ndodhur më parë, pjesëmarrja ka qenë e ulët, për çfarë gjallërimi flasim.

Nuk ka bashkim, kjo konfirmon se Berisha e ka nisur këtë proves për të marr 20% dhe të ngrejë një mur mbrojtës ndaj akuzave të Perëndimit. E rëndësishme është bashkimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni i Rithemelimit është shumicë dhe kjo u certifikua me 6 mars, mundi ndjeshëm PD-në por u mund ndjeshëm nga qeveria. Berisha bëri maksimumin, ka ardhur në qytetin e Durrësit aq herë sa ska ardhur gjithë jetën e tij politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush ka dashur të votojë për Berishën, ka dalë e ka votuar, por ai se ngre dot këtë punë. Mirë Basha mbajti përgjegjësi, por dikush nga Foltorja mban përgjegjësi?”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?