”Bashkimi ka rindezur demokratët”, Salianji: 20 shkurti do të jetë sinjali i parë i forcës së opozitës së unifikuar

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji mori pjesë në mbledhjen e kryesisë në Kavajë, ku shprehet se bashkimi ka rindezur dhe gjallëruar të gjithë demokratët. Ai shton se qëllimi është një, të ndalohet mpirja e Shqipërisë që është astrofizuar nga korrupsioni dhe sundimi i Edi Ramës. Salianji shprehet se 20 shkurti do të jetë sinjali i parë i forcës së Opozitës së unifikuar.

Postimi i plotë

Bashkimi ka rindezur dhe gjallëruar gjithë demokratët. Bashkimi ndodhi, edhe sot ne mbledhjen e kryesisë të Kavajës, ku mirëpritëm drejtuesin dhe këshilltarin e e parë bashkiak të dalë nga demokratët e siglës, shumë kishin qëndruar menjanë për shkak të konfliktit të zgjatur e tani rinisim aksionin të bashkuar.

Kemi një qellim; të ndalojmë mpirjen e Shqipërisë që është atrofizuar nga korrupsioni e sundimi i Ramës . Të fitojmë zgjedhjet siç bëmë në Kavajë. Koha nuk pret!

20 shkurti do të jetë sinjali i parë i forcës së Opozitës së unifikuar, në një marshim bashkë me qytetarët, një energji që nuk ndalet më deri në triumfin e vlerave e demokracisë.

SHKARKO APP