Bashkitë borxhe të konsiderueshme ndaj shoqërive

Bashkitë vijojnë që të kenë borxhe të konsiderueshme ndaj shoqërive kryesisht kundrejt ujësjellsave dhe OSHEE. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se në total stoku i detyrimeve shkon në 6.8 miliard lekë. Tendenca tregon se gjatë 3 viteve bashkitë e mëdha i kanë ulur ndjeshëm detyrimet ndërsa bashkitë e vogla i kanë rritur ndjeshëm ato duke vazhduar të mos paguajnë për shërbimet që marrin.

Tirana i ka ulur detyrimet ndjeshëm gjatë tre viteve të fundit po ashtu edhe bashkia Elbasan, Fier, Durrës e Berat. Disa bashki të vogla thuajse i kanë dyfishuar detyrimet përmendim këtu bashkinë Mirditë, Kamëz, Bulqizë dhe Dibër. Përtej detyrimeve të larta njësitë vendore janë kushtëzuar të mos realizojnë asnjë tender gjatë muajit qershor. Në Agjencinë e Prokurimeve Publike vihet re një shtim i tenderëve gjatë ditëve të fundit.

Kundër pezullimit të tenderëve shprehet edhe kreu i Bashiksë Lezhës, Fran Frroku por ai argumenton se se ky vendim nuk e pengon institucionin që ai drejton për të realizuar investimet e parashikuara, pasi shumica prej tyre janë prokuruar. “Për mua personalisht, për insituticionin që unë përfaqësoj nuk përbën pengesë sepse ne deri në atë kohë i kemi mbyllur ato që kishim ndërmend të tenderonim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?