Baste sportive në celular – Arrestohet pronari lokalit
Sipas njoftimit të publikuar nga Policia e Shtetit është arrestuar pronari i një lokali i cili vijonte ende të ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Sipas njoftimit specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, V. M., 43 vjeç, banues në Korçë.
Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në pronësi tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “Samsung”, i cili përdorej nga ky shtetas për vendosjen e basteve sportive.