Baste të fshehta, procedohen dy pronarët e lloteve në kryeqytet

Policia e Tiranës vijon kontrollet në kryeqytet për goditjen e subjekteve që ushtrojnë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të afatit.

Policia njofton se ka konstatuar 2 subjekte të tilla dhe se ka proceduar penalisht pronarët e tyre.

“Janë proceduar shtetasi A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” pasi në rrugën “Todi Shkurti” në subjektin e tij iu gjet një pajisje kompjuterike që përdorej për lojëra fati.  I. A., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës” në subjektin e tij u konstatuan 14 shtetas duke luajtur poker” informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia nënvizon se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?