Bastet online, Ylli: Paratë e mbledhura nuk do të futen në buxhetin e shtetit, do t’i menaxhojë një agjenci

Kryeministri Edi Rama ktheu në vëmendje bastet online dhe drafti i qeverisë për rikthimin e tyre do të hidhet së shpejti për konsultim. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli tregon se cilat janë risitë draftit të përgatitur nga qeveria.

“Ti do të vesh kartën ID, dhe do të futesh të luash online. Duke luajtur online, policia të kontrollon. Do të kontrollet shuma që luhet, do të jetë një kontroll i rreptë”,-tregon ai.

Fidel Ylli shpjegoi se me paratë që do sigurohen nga vjelja e taksave të këtyre bizneseve, do të mund të ndihmohet sporti, apo edhe Ministria e Shëndetësisë që do të jetë përfaqësuese në komision për ata persona që janë të varur nga vendosja e basteve dhe duhen rehabilituar.

Si do të funksionojë mekanizimi rregullator sa i përket parave të mbledhura nga kompanitë e basteve?

Fidel Ylli shpjegon se paratë kësaj here nuk do të hyjnë në arkën e shtetit, por do të jetë një agjenci që do t’i menaxhojë. “Lajmi është në ligjin e vjetër thuhej në një pikë që çdo 0.4% e fitimit të kompanive të basteve, çdo datë 10 të çdo muaji shkojnë në llogarinë e ministrisë së Kulturës, të Sporteve. Këto para shkonin në ministri të Financave dhe nuk i mori kurrë Sporti. Sepse mbyllte vrimat qeveria, një rrugë këtu, një ujësjellës këtu …Garancia është kjo, këto para nuk do të hyjnë në buxhetin e shtetit. Është një agjenci që do t’i menaxhojë dhe do të jenë përfaqësues në këtë agjenci, nga ministria e Arsimit, Financave, përkrahjes sociale, presidenti i k, presidenti Komitetit Olimpik, ai i FSHF”.

SHKARKO APP