Bastet po punojnë, qepenat hapur deri më 31 dhjetor

Ilir Meta ka postuar këtë të shtunë një set me foto nga “aventura” malore e tij në Bjeshkët e Kosovës. Ilir Meta, këtë verë, u bë promovues i turizmit malor të Shqipërisë dhe tokave shqiptare në Ballkan. Në fillim e nisi me Vermoshin e zonën e Kelmendit. Me pas vrapoi për në Plavë e Guci në Mal të Zi, ku janë toka shqiptare. Përveç bukurive Presidenti shqiptar vizitoi edhe  kullën mbi 200-vjeçare të Çelajve në Vuthaj. Një mesazh, pa folur, për historinë e tokave e trojeve shqiptare, tashmë të copëtuara në disa shtete të Ballkanit si Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi. Kosova është shqiptare.

Nga Plava e Gucia u turr për Rugovë të Kosovës.

Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?