Basti i Ervin Bushatit: Marrim 20 mandate në Tiranë

Kryetari i degës së PS-së në Tiranë, Ervin Bushati deklaron se në zgjedhjet e 25 prillit, PS do të marrë 20 mandate deputetësh.

Në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në “RTSH 24”, Bushati u shpreh se rritja e mandateve të PS do të vijë dhe si pasojë e mos daljes në zgjedhje të votuesve të Partisë Demokratike.

“Partia Socialiste merr 19 mandate me socialistët dhe 20 mandate me Partinë Demokratike”,– tha Bushati.

I pyetur nga Roland Qafoku sesi do të marrë këtë rezultat PS, Bushatit ha se “do ta shpjegojë më datën 26 këtë rezultat”.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Socialiste ka marrë 18 deputetë.

SHKARKO APP