Bastisja e zyrave, Prokuroria e Durrësit: Autorët kanë marrë…

Pas grabitjes në Prokurorinë e Durrësit nga persona të paidendifikuar, organi i akuzës ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë. Me anë të një deklarate për shtyp, prokuroria deklaron se janë konstatuar ndërhyrje nga persona ende të paidendifikuar.

Organi i akuzës së qytetit bregdetar, sqaron se autorët kanë grabitur zyrën e një prokurori dhe të një oficeri të policisë gjyqësore, ndërsa më pas kanë marrë serverin e kamerave të sigurisë për të humbur gjurmët.

Ndërhyrja është konstatuar rreth orës 06.30 të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur kur godina ruhej nga punonjës të policisë private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime ne menyre intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i plotë:

Me date 24.05.2018 në oren 06:30 nga ana e punonjesve te prokurorise se rrethit Gjyqesor Durres është konstatuar se ne ambientet e prokurorise, persona te paidentifikuar, me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku kanë demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj.

Po keshtu eshte konstatuar se keta persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre te ofocereve te policise gjyqesore. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private.

Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?