Batalioni i tretë i këmbësorisë, nivel të lartë përgatitjeje në Bullgari
Batalioni i III i këmbësorisë në Poshnje tregoi nivel të lartë përgatitjeje në një nga stërvitjet e përbashkëta më të mëdha rajonale. “Në stërvitjen “Strike Back 19” në Novo Selo të Bullgarisë, ku morën pjesë rreth 800 trupa nga 5 vende të ndryshme, djemtë tanë përmbushën me sukses qëllimin kryesor të stërvitjes; ndërveprimin dhe bashkëpunimin me aleatët e NATO-s në fushën e betejës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Stërvitja e përbashkët, është ndër stërvitjet më të mëdha rajonale.
KOHA JONË SONDAZH

