Bateritë e emergjencës, shkaku i zjarrit në Urgjencën e QSUT

Zbardhen zyrtarisht shkaqet e zjarrit në urgjencën e QSUT, e cila u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të 11 Shkurtit.

Klan News raporton se sipas akt-ekspertizës, ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e një keqfunksionimi të baterive të emergjencës.

“Zjarri në katin e dytë të spitalit në dhomën teknike të godinës ka rënë si pasojë e një keqfunksionimi të pajisjeve bateri nga ku rezulton se është edhe vatra e zjarrit”, thuhet në dokument.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga zjarri i 2 javëve më parë në Urgjencën e re të QSUT fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Pacientët e evakuuan me shpejtësi, ndërsa zjarri u fik në kohë nga forcat zjarrfikëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?