Batuta e Dades! Pse nuk po e dëgjojnë gratë Edi Ramën?

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë kandidate për këto zgjedhje, një ditë më parë.

Në takim pati shkëmbim batutash mes tij dhe deputetes Arta Dade.

“Ka gjithmonë një vend në ferr për ato gra që nuk mbështesin gratë. Personalisht do shtoja se për ata burra që sulmojnë gratë, ky vend është tepër i sigurt.

Burrat që nuk kanë gra, e kanë të vështirë të marrin vendime. Besoj se gratë ndonjëherë i marrin më mirë vendimet, kur nuk dëgjojnë atë që thonë burrat,” tha Dade, ndërkohë që kryeministri u gajas.

Më vonë, Rama iu përgjigj: “Pesë mijë gra e gjyshe, të cilat jetën e tyre ia kushtuan burrin, nuk e patën kurajon që pati Arta”.

Ndërkohë në foton e publikuar nga Rama për takimin, gratë nuk duken dhe aq të vëmendshme ndaj fjalës së tij.

SHKARKO APP