Batuta e ironi mes Lulzim Bashës e Ulsi Manjës në Kuvend: Çoju cigare shokëve!
Nuk kanë munguar ironitë e batutat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreut të PD Lulzim Basha në seancën e sotme të Parlamentit.
Pak para se të merrte sërish fjalën Berisha në Kuvend, ministri Manja i është drejtuar kryedemokratit Basha duke i thënë të dëgjonte atë që do fliste në vijim.
Ndërkohë Basha i ka kujtuar sërish Manjës cigaret, që t’ia çojë ish-ministrit Saimir Tahiri në burg.
Pjesë nga debati në Kuvend:
Ulsi Manja, Bashës: Këtë dëgjo këtë. Dëgjo këtë që do flasë tani.
Basha: I bëre gati cigaret ti? Atë shiko se e di vetë unë se çfarë bëj.
Ulsi Manja: Dëgjoje dëgjoje, atë bëj. Cigaret për burrat janë.