Batuta e Juncker pas mosgjetjes së dakordësisë: Nuk është e lehtë të më zëvendësojnë mua

Liderët europianë nuk e kanë gjetur ende marrëveshjen për të plotësuar pozicionet më të larta të BE-së, për 5 vitet e ardhshme dhe kanë kërkuar më shumë kohë për këtë.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, bëri disa komente pasi 28 krerët e shteteve të BE nuk arriti të arrijnë një dakordësi mbi emërimet kryesore gjatë një samiti në Bruksel.

Duke vënë në dukje ‘kënaqësinë’ e tij dhe ‘dëfrimin’, Juncker bëri shaka duke thënë se udhëheqësit po përpiqen të gjejnë një kandidat të përshtatshëm për të mbushur pozicionet në Luksemburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Duket se nuk është e lehtë për të më zëvendësuar mua’, tha Juncker.

Swiss Digital Mobile Reklama

Batuta e Juncker erdhi pasi ai dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, të cilit i përfundon mandati gjithashtu, komentuan bllokimin.

Ata shtuan se një samit për zgjidhjen e krizës do të mbahet më 30 qershor, ku ata shpresojnë se mund të arrihet një marrëveshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?