Batuta e “Kaubojsit”: Nuk ka më pemë dhe zogjtë po vrasin veten!

Deputeti i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj në mbledhjen sotme të Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, ka ironizuar dhe ka shkëmbyer replika të forta me Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, në lidhje me marrëveshjen me BERZH.
“Lezha është përmbytur tre herë vitet e fundit njëlloj si më parë e ndoshta edhe më keq. Në 2013 premtuam 160 milion dollarë që Lezha të mos përmbytej më. Në këto kushte të përmbytjeve, fermerët i mbjellin arat tre herë në vit e nuk nxjerrin as kostot. Asnjë dëmshpërblim nuk është bërë. Po ashtu kërkoj shpjegime për fondet se ku përfundojnë rrugës duke mos shkuar asnjëherë në destinacion”, u shpreh Ndocaj.
Më tej ai ka folur edhe për moratoriumin e pyjeve.
“Unë, kam menduar, se e kemi pasur moratoriumin e pyjeve në të njëjtën kohë, kur bëmë moratoriumin e zogjve. Pra, ne kemi bere moratorium për zogjtë, të cilët janë bërë të vrasin veten, se s’kanë më pemë, ku të rrinë. Nëse ka një rast që jam dakord me Kryeministrin për burgun, jam dakord të burgosen ata që shkatërrojnë pyjet”, tha Ndocaj në një replikë mes tij dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit në seancën dëgjimore për moratoriumin e pyjeve.

SHKARKO APP