Batuta e Ramës nga Erseka: Bëni kujdes! Edhe në frigorifer mund të më shihni

Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama është në Ersekë. Batutat dhe shakatë nuk kanë munguar. Në fund të fjalimit të tij, Rama paralajmëroi të rinjtë se mund t’i dalë dhe nga frigoriferi, duke qenë se në kuadër të fushatës i është dashur të zhvillojë takime të shumta dhe ta shohim shpesh në televizor.

“Që mos ju mbaj më gjatë se boll qëndruat me mua këtu, se mua prapë më keni në televizor, edhe në frigorifer mund t’ju dal, bëni kujdes.

Dua t’u them që ne do vazhdojmë vendosmërisht të mbështetemi te ju, te njerëzit e punës në këtë vend. Kush më thotë se në Shqipëri nuk punohet, i them se ti nuk e njeh Shqipërinë. Është puna që e mban Shqipërinë, nuk është krimi”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP