Batutat e Islamit me Blushin: Të tradhtuan shokët

Të gjithë po presin që të flasë Ben Blushi, sidomos pas disa spekulimeve se ai është takuar me vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Mes Blushit dhe ish-deputetit socialist, tashmë demokrat, Kastriot Islami, është zhvilluar një debat dje në Komisionin e Ligjeve.

Kastriot Islami: O Blusho, do të thuash ndonjë gjë ti, se nuk të kemi parë as këtu se ke qenë me pushime.

Ben Blushi: Unë nuk i kam mbaruar pushimet, jam akoma me pushime.

Kastriot Islami: Se kështu the ti në shtator do flas, të tradhtuan të gjithë shokët o burrë.

Ben Blushi: Presim ne.

Kastriot Islami: Ke thënë në shtator. Unë thashë në shtator Ben Blushi do bëjë ndonjë gjë. Nuk shkove as në mbledhje në Elbasan.

Ben Blushi: Lëri ato, ça jam unë.

SHKARKO APP