Baza e Kuçovës, Berisha: PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO, pasi dita e sotme nuk do të vinte

Sali Berisha ka komentuar sot përurimin e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Nga shtëpia e tij, ku po vuan izolimin, Berisha tha se pa anëtarësimin që iu bë Shqipërisë në aleancë, dita e sotme nuk do të vinte ndonjëherë. Berisha garantoi NATO-së se PD do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe, stabilitet në rajon, Europë dhe botë.

”Aleanca e Atlantikut të Veriut inauguroi bazën e saj të parë në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky akt përbën një nderim të veçantë për të gjithë ata që me përkushtim të madh bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Pa këtë anëtarësim, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë.

Prandaj ne u shprehim mirënjohje të gjithë atyre shqiptarëve që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë, që punuan për anëtarësimin e saj. Miqve tanë të mëdhenj, presidentit Xhorxh Bush dhe miqve të tjerë në Europë për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilën unë e garantoj se PD do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe, stabilitet në rajon, Europë dhe botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Aleanca është së pari aleancë politike, dhe pastaj aleancë ushtarake. Në rrafshin politik, është e dhimbshme se Shqipëria largohet me shpejtësi nga të gjitha kriteret që duhet të përmbushin vendet e lira që formojnë Aleancën”,-tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?